Home / Linja SOS / Gjatë vitit 2017 linja Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje ka pranuar 3.471 thirrje

Gjatë vitit 2017 linja Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje ka pranuar 3.471 thirrje

Ekipi i projektit të linjës Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje njofton publikun që në periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2017 janë pranuar 3471 thirrje. Nga numri i përgjithshëm i thirrjeve, 2954 (85,11%) thirrje janë bërë nga vetë viktimat e dhunës derisa 517 (14,89%) të thirrjeve janë bërë nga të tjerë (kushërinjë, qytetarë, zyrtarë të qendrave për punë sociale dhe qendrave për mbrojtje).

Gjatë kësaj periudhe, linja Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje ka ofruar gjithsej 4683 shërbime të segmenteve të ndryshme: 2334 informime, 1400 biseda konfidenciale, 183 ndërmjetësime kah institucionet, 470 këshillime psikologjike, 20 shërbime këshillimore, 37 kërkesa për strehim në qendrat e strehimit për viktima të dhunës në familje e të tjera.

Në periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2017, janë pranuar thirrje nga 21 komuna në Mal të Zi prej të cilave më së shumti thirrje janë bërë nga Nikshiqi (893 thirrje) dhe Podgorica (879 thirrje), nga Tivari – 319, Herceg Novi – 225 dhe Kotori –  193, pastaj nga Rozhaja 159, Berane – 121 dhe nga komuna tjera.

Përkujtojmë se linja Nacionale SOS është falas për thirrjet nga çdo rrjet në Mal të Zi dhe është në dispozicion 24 orë, 7 ditët e javës. Shërbimet për përkrahje dhe ndihmë në linjën Nacionale SOS janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe çdo të premte nga 13:00 – 21:00.

Ky lloj shërbimi paraqet kontaktin e parë dhe më të rëndësishëm për mbështjetjen e viktimave të dhunës në familje, shërbimeve të nevojave të tyre themelore, përkrahjen për të forcuar kompetentat e tyre dhe rikthimin e kontrollit mbi jetën e vet.  Shërbimi forcon dhe i ofron mbështjetje viktimës së dhunës përmes segmenteve të rrallës: mbështjetje emocionale, informim për mundësitë dhe të drejtat e viktimave të dhunës, konsultime dhe ndihmë në situata krize, ndërmjetësime kah organizatat, institucionet tjera si edhe ofron këshillime psikologjike.

O SOS Linija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

xu hướng thời trangPhunuso.vnshop giày nữgiày lười nữgiày thể thao nữthời trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautifulgiay the thao nugiay luoi nutạp chí phụ nữhardware resourcesshop giày lườithời trang nam hàn quốcgiày hàn quốcgiày nam 2015shop giày onlineáo sơ mi hàn quốcshop thời trang nam nữdiễn đàn người tiêu dùngdiễn đàn thời tranggiày thể thao nữ hcmphụ kiện thời trang giá rẻ