Home / Linja SOS / NË TRE MUAJT E PARË TË VITIT 2017, NË LINJËN NACIONALE SOS JANË RAPORTUAR 914 THIRRJE

NË TRE MUAJT E PARË TË VITIT 2017, NË LINJËN NACIONALE SOS JANË RAPORTUAR 914 THIRRJE

Ekipi i projektit të linjës nacionale SOS për viktima të dhunës në familje informon publikun që në periudhën prej 1 Janar deri me 31 Mars të vitit 2017 janë marrë gjithsej 814 thirrje. Nga numri i përgjithshëm i thirrjeve, 706 (86.73%) janë drejtuar nga vet viktimat e dhunës në familje, 25 (3.07%) nga të afermit, 21 (2.57%) nga qendrat për mbrojtje, 39(4.79%) qendrat për punë sociale, ndërsa 19 nga qytetarët.

Në periudhën e lartpërmendur, linja nacionale SOS  për viktimat e dhunës në familje, ka ofruar gjithsej 999 shërbime: 508 informime, 297 biseda anonime, 15 ndërmjetsime kah institucionet, 9 intervenime urgjente, 79 këshillime psikologjike, 7 udhëzime, 8 kërkesa për strehim etj.

Në periudhën prej 01.01 deri me 31.03.2017, 182 persona janë drejtuar për ndihmë, nga të cilat thirrje  137 janë bërë nga vet viktimat, ndërsa 45 persona kanë telefonuar në favor të viktimës.

 

Më së shumti thirrje janë marrur nga Nikshiqi – 375, nga Podgorica – 215, , Herceg Novi – 48, Tivari – 35, Budva dhe Rozhaja – nga 25, Kotorri – 23, Ulqini – 14,Bijello Pole – 13, Berane – 10, Cetinja – 7, Danillovgradi dhe Plevla – nga 5, Mojkovci – 3, Plluzhina – 2, si edhe Andrijevica, Petnjica, Plava dhe Tivati nga 1 thirrje.

 

Rikujtojmë se me punën e linjës SOS për viktimat e dhunës në familje koordinon SOS telefoni për gratë dhe fëmijet si viktimë e dhunës Nikshiq. Linja është falas për thirrjet nga cilido rrjet në Mal të Zi, 7 ditë në javë.  Ky lloj shërbimi paraqet kontaktin e parë dhe më të rëndësishëm për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Këshilltaret të cilat punojnë në linjë kanë për detyrë ta forcojnë viktimën përmes bisedës, tu shërbejnë nevojave të tyre themelore, ti përkrahin për forcimin e kompetencave të tyre dhe për rikthimin e kontrollit mbi jetën e vet. Shërbimi forcon dhe i ofron mbështetje viktimës së dhunës përmes segmenteve të  rrallës: mbështetje emocionale, informim për mundësitë dhe të drejtat e viktimave të dhunës, konsultime dhe ndihmë në situatë krize, t’i drejtojë në organizata, intitucione tjera dhe këshillime psikologjike.

 

 

O SOS Linija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

xu hướng thời trangPhunuso.vnshop giày nữgiày lười nữgiày thể thao nữthời trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautifulgiay the thao nugiay luoi nutạp chí phụ nữhardware resourcesshop giày lườithời trang nam hàn quốcgiày hàn quốcgiày nam 2015shop giày onlineáo sơ mi hàn quốcshop thời trang nam nữdiễn đàn người tiêu dùngdiễn đàn thời tranggiày thể thao nữ hcmphụ kiện thời trang giá rẻ