Dita ndërkombëtare e vajzave shënohet me datën 11 Tetor që nga viti 2011 kur Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë ditë si dita Botërore e fëmijëve të gjinisë femërore.
Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si: ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajnimi, si dhe lirinë nga dhuna dhe abuzimi.
Dita e vajzave kremtohet në mbarë botën.