Home / / LINJA SOS PËR DHUNË NË FAMILJE: RRETH 300 THIRRJE NË MUAJ

LINJA SOS PËR DHUNË NË FAMILJE: RRETH 300 THIRRJE NË MUAJ

Më së shumti raportime janë bërë pikërisht nga qyteti i Podgoricës – 858, pastaj nga Nikshiqi 847, nga Tivari  340, Herceg Novi  294, Kotorri  220, Berane  169, Budva  134, Plavla  123, Bijello Pole  116, nga Rozhaja 92, nga Cetinja  77, Danillovgradi 62, Ulqini 38, Tivati 28, Mojkovci 25, Plava 15, Kollashini 11, Andrijevica 5 , Shavniku 3, nga Zhablaku dhe Petnjica nga dy thirrje si edhe një thirrje nga Plluzhina.

 

Ekipi i projektit të linjës nacionale SOS për viktima të dhunës në familje ka pranuar 3464 raportime, gjegjësisht rreth 288 raportime në muaj.

Nga Ministria e Punës dhe Ndihma Sociale është shpallur se prej datës 1 Shtator të vitit 2015 deri me 31 Gusht të vitit 2016 (për aq kohë sa funksionon edhe linja SOS për viktima të dhunës në familje) janë ofruar gjithsej 4580 shërbime.

‘’ Nga të cilat kanë qenë 1870 shërbime informative, pastaj 1544 biseda të fshehta/mbështetje emocionale, 445 këshillime psikologjike, 23 drejtime institucioneve dhe shërbime tjera’’ kanë shkruar nga Ministria e Arsimit.

 

Ata kanë cekur poashtu se gjatë 12 muajve të kaluar, në linjën Nacionale SOS për ndihmë janë raportuar raste nga 23 komuna në Mal të Zi.

 

‘’Numri i përgjithshëm i thirrjeve dhe shërbimeve të ofruara gjatë vitit të kaluar, vërteton ekzistencën dhe kulitetin e punës së linjës si një nga mekanizmat më të rëndësishëm që u mundësojnë viktimave të dhunës të të gjejnë ndihmë dhe përkrahje’’  konsiderojnë në Ministri.

 

Ata poashtu përkujtojnë  se me punën e linjës SOS për viktimat e dhunës në familje koordinon SOS telefoni për gratë dhe fëmijet si viktimë e dhunës Nikshiq.

Linja është falas për thirrjet nga cilido rrjet në Mal të Zi, 7 ditë në javë.

Sipas tyre, ky lloj shërbimi paraqet kontaktin e parë dhe më të rëndësishëm për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Këshilltaret të cilat punojnë në linjë kanë për detyrë ta forcojnë viktimën përmes bisedës, tu shërbejnë nevojave të tyre themelore, ti përkrahin për forcimin e kompetencave të tyre dhe për rikthimin e kontrollit mbi jetën e vet.

‘’Shërbimi forcon dhe i ofron mbështetje viktimës së dhunës përmes: mbështetjes emocionale, informimeve për mundësitë dhe të drejtat, konsultimeve dhe ndihmës në situatë krize,  drejtimit kah organizatat, intitucionet tjera dhe këshillimeve psikologjike.

O Administratorka

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

xu hướng thời trangPhunuso.vnshop giày nữgiày lười nữgiày thể thao nữthời trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautifulgiay the thao nugiay luoi nutạp chí phụ nữhardware resourcesshop giày lườithời trang nam hàn quốcgiày hàn quốcgiày nam 2015shop giày onlineáo sơ mi hàn quốcshop thời trang nam nữdiễn đàn người tiêu dùngdiễn đàn thời tranggiày thể thao nữ hcmphụ kiện thời trang giá rẻ