Linja Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje, gjatë periudhës prej 1 Qershorit deri me 31 Korrik të vitit 2016, ka pranuar gjithsej 318 thirrje. Ky është edhe numri më i madh i thirrjeve në nivelin mujor prej themelimit të linjës Nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje.
Gjatë muajit paraprak janë ofruar gjithsej 417 shërbime , nga të cilat më së shumti kanë qenë 200 shërbime informative, 111 biseda sekrete, 55 këshillime psikologjike, 18 ndërmjetësime kah institucionet, 10 intervenime urgjente, 4 kërkesa për strehim e të tjera.
Në muajin Korrik, ka pasur thirrje nga 14 komuna në Mal të Zi. Numri më i madh i thirrjeve kanë mbërritur nga Podgorica – 84 (çdo e pesta thirrje),nga Nikshiqi 64, Herceg Novi 39, Tivari 35, Budva 19, Kotorri, Berane dhe Bijello Pole nga 17 thirrje, Rozhaja 12, Plevla dhe Ulqini nga 4 thirrje, Cetinja 3, Plava 2 dhe Andrijevica 1.
Thirrjet në Linjën nacionale SOS më së shpeshti bëhen nga vet viktimat e dhunës, ndërsa në emër të tyre thërrashin të afërmit, kushërinjtë, qytetarët, zyrtarët e policisë dhe qendra për punë sociale.