Sot u mbush një vit i plotë nga fillimi i punës së linjës nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje.
Gjatë këtij viti janë raportuar 3464 thirrje dhe kemi ofruar 4580 shërbime.
Me përpjekjet tona në interes të viktimave të dhunës, u kemi ndihmuar një numri të madh të personave, ç’farë do të jetë misioni ynë edhe në të ardhmen.
Linja SOS e ka justifikuar ekzistencën e vet me punën e deritanishme dhe do të mundohemi që edhe në të ardhmen të punojmë në mënyrë aktive për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Thirrja në linjën nacionale SOS është anonime dhe falas për të gjitha rrjetet në Mal të Zi.
080 111 111

Crnogorski
SOS Telefon Telefon za žene i djecu žrtve nasilja – Nikšić