Linja Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje, në periudhën prej 1 Shtatorit deri më 30 Maj të vitit 2016, gjithsej ka marrë 2860 thirrje.
Gjatë nëntë muajve të kaluar janë ofruar 3826 shërbime ndër të cilat më së shumti ka pasur informime – 1528, pastaj biseda sekrete 1330, këshillime psikologjike 349, ndërmjetësime kah institucionet dhe intervenime urgjente 312, 45 kërkesa për strehim e të tjera.
Gjatë nëntë muajve punë të linjës, janë bërë raportime nga 21 komuna në Mal të Zi. Më sës shumti thirrje ka pasur nga Nikshiqi 731 dhe Podgorica 688, Tivari 281, Herceg Novi 229, Kotorri 178, Berane 142, Plevla 117, Budva 98, Bijello Pole 84, Cetinja 71, Rozhaja 70, Danillovgradi 62, Ulqini 29, Tivati 26, Mojkovci 24, Plava 11, Kollashini 10, Andrijevica 4, Zhablaku dhe Petnjica nga 2 thirrje dhe Plluzhina 1 thirrje.
Në 93% të rasteve bëhen raportime për dhunë ndaj femrave nga ana e meshkujve.
Dhuna në familje është krim! Raporto dhunën dhe ndihmo viktimat e dhunës.
080 111 111