Linja Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje në periudhën prej 1 Prill deri me 30 Prill të vitit 2016 ka marrë gjithsej 313 thirrje. Ky është njëkohësisht edhe numri më i madh thirrjeve në nivelin mujor që nga themelimi i linjës Nacionale SOS për viktima të dhunës në familje.
Gjatë muajit të kaluar janë ofruar gjithsej 456 shërbime nga të cilat 207 informime, 133 biseda sekrete, 59 këshillime psikologjike, 17 ndërmjetësime kah institucionet, 7 intervenime urgjente për ndihmë, 3 kërkesa për strehim e të tjera.
Në muajin Prill thirrjet janë marrë nga 16 komuna në Mal të Zi. Më së shumti thirrje janë marrë nga Nikshiqi – 84 dhe Podgorica 78, pastaj nga Bari 46, Kotorii 31, Herceg Novi 17, Bijello Pole 14, Berane 10, Budva 9, Plava dhe Mojkovci nga 4 thirrje, Danillovgradi dhe Rozhaja nga 3 thirrje, Ulqini, Tivati dhe Plevla nga 2 thirrje.

Crnogorski
SOS Telefon Telefon za žene i djecu žrtve nasilja – Nikšić