Home / Linja SOS / Linja nacionale SOS për ndihmë të viktimave të dhunës në familje gjatë muajit Korrik ka marrë 269 thirrje.

Linja nacionale SOS për ndihmë të viktimave të dhunës në familje gjatë muajit Korrik ka marrë 269 thirrje.

Ekipi i projektit të linjës nacionale SOS për viktima të dhunës në famije njofton publikun që në periudhën prej 1 deri më 31 Korrik të vitit 2017 janë pranuar 269 thirrje. Nga numri i përgjithsëm i thirrjeve, 236 (87,73%) janë bërë nga vet viktimat e dhunës, 12 (4,46%) nga qendrat për punë sociale, 10 (3,71%) nga qendrat për mbrojtje, ndërsa 6 (2,23%) thirrje janë bërë nga të afërmit.

Në periudhën e lartpërmendur, linja nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje, ka ofruar gjithsej 316 shërbime të llojeve të ndryshme: 186 informime, 89 biseda konfidenciale, 3 ndërmjetësime kah institucionet dhe 2 intervenime urgjente, 12 këshillime psikologjike, 2 shërbime këshillimore, 5 kërkesa për strehim në qendrat e stehimit  për  dhunën në familje e të tjera.

Nga 14 komuna në Mal të Zi, në periudhën prej 01. deri më 31.07.2017, më së shumti thirrje janë bërë nga Nikshiqi, Kotorri, Podgorica Tivari dhe Herceg Novi.

Shërbimet për përkrahje dhe ndihmë në linjën Nacionale SOS tashmë janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Dy herë në javë, të premten dhe të shtunën, në orarin prej 17 – 21h, në linjë punojnë konsultantet e trajnuara për komunikim me persona që flasin gjuhën shqipe. Pas përfundimit të trajnimit, ekipi i projektit ka angazhuar dy konsultante të cilat i janë bashkangjitur ekipit të linjës  që nga muaji Korrik.

Me aplikimin e shërbimit të dygjuhësisë, tashmë ndihma dhe përkrahja për gratë dhe fëmijët me përvojë dhunën në familje, ofrohen edhe në gjuhën shqipe.

O Administratorka

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

xu hướng thời trangPhunuso.vnshop giày nữgiày lười nữgiày thể thao nữthời trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautifulgiay the thao nugiay luoi nutạp chí phụ nữhardware resourcesshop giày lườithời trang nam hàn quốcgiày hàn quốcgiày nam 2015shop giày onlineáo sơ mi hàn quốcshop thời trang nam nữdiễn đàn người tiêu dùngdiễn đàn thời tranggiày thể thao nữ hcmphụ kiện thời trang giá rẻ