Home / Linja SOS / GJATË MUAJIT TETOR, LINJA NACIONALE SOS KA MARRË 282 THIRRJE

GJATË MUAJIT TETOR, LINJA NACIONALE SOS KA MARRË 282 THIRRJE

Linja nacionale SOS për viktima të dhunës në familje,në periudhën prej 01 Tetor deri me 31 Tetor  të vitit 2016 ka marrë gjithsej 282 thirrje.

Gjatë muajit të kaluar janë ofruar gjithsej 389 shërbime, nga të cilat 183 kanë qenë shërbime informative, pastaj 108 anonime, 46 këshillime psikologjike, 14 ndërmjetsime kah institucionet, 9 intervenime urgjente për ndihmë, 5 kërkesa për strehim dhe të tjera.

Në muajin Tetor thirrjet janë raportuar nga 13 komuna në Mal të Zi. Më së shumti thirrje janë bërë nga Nikshiqi – 80, pastaj nga Podgorica 72, Tivari 25, Kotorri 20, Herceg Novi dhe Budva nga 19, Rozhaja 12 thirrje, Bijello Pole dhe Cetinja nga 10, Plevla 6, Plava 3 dhe Tivati 2 thirrje.

Linja nacionale SOS është falas për thirrjet nga cilido rrjet në Mal të Zi dhe është në dispozicion 7 ditë në javë. Ky lloj shërbimi paraqet kontaktin e parë dhe më të rëndësishëm për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Këshilltaret të cilat punojnë në linjë kanë për detyrë ta forcojnë viktimën përmes bisedës, tu shërbejnë nevojave të tyre themelore, ti përkrahin për forcimin e kompetencave të tyre dhe për rikthimin e kontrollit mbi jetën e vet. Shërbimi forcon dhe i ofron mbështetje viktimës së dhunës përmes segmenteve të  rrallës: mbështetje emocionale, informim për mundësitë dhe të drejtat e viktimave të dhunës, konsultime dhe ndihmë në situatë krize, t’i drejtojë në organizata, intitucione tjera dhe këshillime psikologjike.

O Administratorka

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

xu hướng thời trangPhunuso.vnshop giày nữgiày lười nữgiày thể thao nữthời trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautifulgiay the thao nugiay luoi nutạp chí phụ nữhardware resourcesshop giày lườithời trang nam hàn quốcgiày hàn quốcgiày nam 2015shop giày onlineáo sơ mi hàn quốcshop thời trang nam nữdiễn đàn người tiêu dùngdiễn đàn thời tranggiày thể thao nữ hcmphụ kiện thời trang giá rẻ