SOS telefoni – Nikshiq është organizatë e cila dy dekada me rrallë bën përpjekje që fëmijëve dhe femrave me përvojë dhunën, t’u ofrojë ndihmë përmes shërbimeve të specializuara dhe mbështjetjes, siç janë strehimoret për fëmijë dhe gra, mbështjetje dhe ndihmë ligjore dhe psikologjike, përcjellje e personave konfidencial në institucionet e sistemit etj. Nga Shtatori i vitit 2015, organizata jonë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, koordinon edhe me punën e linjës Nacionale për viktima të dhunës në familje, e cila në muaj merr mesatarisht 300 thirrje.
Në Mars të vitit 2017 SOS Nikshiq ka filluar një projekt të rëndësishëm 3 vjetor i quajtur ,,Përmirësimi i aksesit të jetës pa dhunë për gratë me përvojë dhunën në pjesën veriore dhe qendrore të Malit të Zi’’, që është financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për ndalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave (UN Trust Fund to End Violence against Women) me seli në New York.
Brenda këtij projekti, tani shërbimet për përkrahje dhe ndihmë në linjën Nacionale SOS janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Dy herë në javë, të premten dhe të shtunën, në orarin prej 17 – 21h, në linjë do të punojnë konsultantet e trajnuara për komunikim me persona që flasim gjuhën shqipe. Pas përfundimit të trajnimit, ekipi i projektit ka angazhuar dy konsultante të cilat i janë bashkangjitur ekipit të linjës.
Me aplikimin e shërbimit të dygjuhësisë, ndihma dhe përkrahja për gratë dhe fëmijët me përvojë dhunën në familje, nga Korriku do të jenë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.