SOS Nikshiq, në periudhën prej 15 Shtatorit deri me 15 Tetor të vitit 2016 ka pasur takime të përbashkëta me koleget të cilat punojnë në SOS telefonin në Berane dhe në Plavë. Kjo ka qenë një mundësi e shkëmbimit të informacioneve dhe aktiviteteve, pervojave dhe sfidave aktuale në punë.
Janë diskutuar dhe konsideruar praktika e mirë në punë, nevoja e harmonizimit në qasjet dhe punën standarte, si edhe nevoja për zgjerimin e bashkëpunimit dhe komunikimit. Në ditët në vijim do të organizohen gjithashtu edhe takime me kolegët nga SOS telefoni nga Ulqini dhe Bijello Pole.
Takimet janë pjesë e projektit “Programi për zhvillimin e standardit të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna familjare”, të cilin SOS Nikshiq e zbaton me përfaqësuesit e UNICEF-it në Mal të Zi dhe me ndihmën financiare të Unionit Evropian.