Home / Linja SOS / NË PERIUDHËN PREJ 01.04 DERI ME 30.06.2017, LINJA NACIONALE SOS MORI 914 THIRRJE

NË PERIUDHËN PREJ 01.04 DERI ME 30.06.2017, LINJA NACIONALE SOS MORI 914 THIRRJE

 

Ekipi i projektit të linjës Nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje informon publikun se në periudhën prej 1. Prill deri me 30 Qershor të vitit 2017, janë raportuar gjithsej  914 raste. Nga numri i pergjithshëm i thirrjeve, 757 (82.82%) janë bërë nga vet viktimat e dhunës në familje, 45(28,66%) janë raportuar nga qendrat për punë sociale, 43(27,38%) nga të afërmit, 31(19.74%) nga qendrat për sigurim, 15(9.55%) nga qytetarët, 10(6.36%) nga OJQ  dhe 13(8.28%) nga të tjerë.

Në periudhën e specifikuar Linja nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje ka ofruar 1101 shërbime në segmentet e rrallës: 602 informime, 283 biseda konfidenciale, 82 këshillime psikologjike, 38 ndërhyrje nga institucionet, 26 intervenime urgjente, 7 referime, 7 kërkesa për strehime dhe përkujdesje e të tjera.

Në periudhën prej 01.04. deri me 30.06.2017, 180 persona kanë bërë thirrje për ndihmë, në ç’rast 109 thirrje janë bërë nga vet personi, ndërsa 71 thirrje janë bërë nga persona të tjerë në favor të viktimës së dhunës.

Më së shumti thirrje kanë mbërritur nga qyteti i Nikshiqit – 430, nga Podgorica  – 200,  pastaj nga Tivari– 60, Kotorri– 40, Herceg Novi – 39, Ulqini – 25, Budva – 23, Bijelo Polje – 20, Plava – 18, Berane – 17, Cetinja – 9, Plevla – 6, Mojkovci – 5, Danilovgradi – 3, nga Plužina, Petnjica dhe Tivati – nga 2 thirrje dhe nga Andrijevica dhe Rozhaja  – nga 1 thirrje.

 

Rikujtojmë se me punën e linjës SOS për viktimat e dhunës në familje koordinon SOS telefoni për gratë dhe fëmijët si viktimë e dhunës – Nikshiq.  Linja është falas për thirrjet nga cilido rrjet në Mal të Zi dhe është në dispozicion 7 ditë në javë. Ky lloj shërbimi paraqet kontaktin e parë dhe më të rëndësishëm për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Këshilltaret të cilat punojnë në linjë kanë për detyrë ta forcojnë viktimën përmes bisedës, tu shërbejnë nevojave të tyre themelore, ti përkrahin për forcimin e kompetencave të tyre dhe për rikthimin e kontrollit mbi jetën e vet. Shërbimi forcon dhe i ofron mbështetje viktimës së dhunës përmes segmenteve të  rrallës: mbështetje emocionale, informim për mundësitë dhe të drejtat e viktimave të dhunës, konsultime dhe ndihmë në situatë krize, t’i drejtojë në organizata, institucione tjera dhe këshillime psikologjike.

O Administratorka

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

xu hướng thời trangPhunuso.vnshop giày nữgiày lười nữgiày thể thao nữthời trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautifulgiay the thao nugiay luoi nutạp chí phụ nữhardware resourcesshop giày lườithời trang nam hàn quốcgiày hàn quốcgiày nam 2015shop giày onlineáo sơ mi hàn quốcshop thời trang nam nữdiễn đàn người tiêu dùngdiễn đàn thời tranggiày thể thao nữ hcmphụ kiện thời trang giá rẻ