Ekipi i projektit të linjës nacionale SOS për viktima të dhunës në familje informon publikun që në periudhën prej 1 Janar deri me 31 Mars të vitit 2017 janë marrë gjithsej 814 thirrje. Nga numri i përgjithshëm i thirrjeve, 706 (86.73%) janë drejtuar nga vet viktimat e dhunës në familje, 25 (3.07%) nga të afermit, 21 (2.57%) nga qendrat për mbrojtje, 39(4.79%) qendrat për punë sociale, ndërsa 19 nga qytetarët.
Në periudhën e lartpërmendur, linja nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje, ka ofruar gjithsej 999 shërbime: 508 informime, 297 biseda anonime, 15 ndërmjetsime kah institucionet, 9 intervenime urgjente, 79 këshillime psikologjike, 7 udhëzime, 8 kërkesa për strehim etj.
Në periudhën prej 01.01 deri me 31.03.2017, 182 persona janë drejtuar për ndihmë, nga të cilat thirrje 137 janë bërë nga vet viktimat, ndërsa 45 persona kanë telefonuar në favor të viktimës.
Më së shumti thirrje janë marrur nga Nikshiqi – 375, nga Podgorica – 215, , Herceg Novi – 48, Tivari – 35, Budva dhe Rozhaja – nga 25, Kotorri – 23, Ulqini – 14,Bijello Pole – 13, Berane – 10, Cetinja – 7, Danillovgradi dhe Plevla – nga 5, Mojkovci – 3, Plluzhina – 2, si edhe Andrijevica, Petnjica, Plava dhe Tivati nga 1 thirrje.
Rikujtojmë se me punën e linjës SOS për viktimat e dhunës në familje koordinon SOS telefoni për gratë dhe fëmijet si viktimë e dhunës Nikshiq. Linja është falas për thirrjet nga cilido rrjet në Mal të Zi, 7 ditë në javë. Ky lloj shërbimi paraqet kontaktin e parë dhe më të rëndësishëm për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Këshilltaret të cilat punojnë në linjë kanë për detyrë ta forcojnë viktimën përmes bisedës, tu shërbejnë nevojave të tyre themelore, ti përkrahin për forcimin e kompetencave të tyre dhe për rikthimin e kontrollit mbi jetën e vet. Shërbimi forcon dhe i ofron mbështetje viktimës së dhunës përmes segmenteve të rrallës: mbështetje emocionale, informim për mundësitë dhe të drejtat e viktimave të dhunës, konsultime dhe ndihmë në situatë krize, t’i drejtojë në organizata, intitucione tjera dhe këshillime psikologjike.